Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një motoçiklete në Prizren

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arrestuar E.A (18-vjeç) nën dyshimin për vjedhjen e një motoçiklete në Prizren.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë gjatë një kontrolli nga ana e policisë.

“Më datën 22.05.2022 në orën 01:30. Njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren, gjatë patrullimit në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ka hasur një person i cili ishte duke e shtyrë një motoçikletë (skuter), ku gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës, vërtetohet se nuk posedonte dokumentet, i njëjti është shoqëruar në stacionin Policor ne Prizren dhe pas verifikimit, vërtetohet identiteti i të dyshuarit E.A i moshës 18 vjeç, m/Sh/k, pastaj është identifikuar pronari i ligjshëm i motoçikletës (Sukterit)”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Lajmet e Fundit