Arrestohet një person në Rahovec, dyshohet se në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht gruan e tij

Një person është arrestuar dje në fshatin Xërxë të Rahovecit pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE/ Fsh. Xërxë, Rahovecë, 27.03.2023-16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Lajmet e Fundit