13.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për grabitje në një pompë të derivateve në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një nga dy të dyshuarit të cilët kishin kryer një grabitje të armatosur më 3 mars të këtij viti në një pompë të derivateve në Suharekë.

Sipas Policisë, sektori i hetimeve në këtë qytet duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin e më pas arrestimin e njërit nga të dyshuarit e këtij rasti të grabitjes.

“I dyshuari S.H i lindur në vitin 1978, është arrestuar dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal për grabitje. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka qenë në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorin e Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Policia është duke punuar për identifikim e personit të dytë në këtë rast dhe pritet që shumë shpejt edhe i dyshimti tjetër të jetë para organeve të drejtësisë.

Sipas njoftimit, gjatë grabitjes, dy të dyshuarit kishin arritur të marrin para në vlerë prej 2500 euro.

Më Shumë

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Lajmet e Fundit