8.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Arrestohet pronari i restorantit në Prizren që grushtoi punëtorin

Policia e Kosovës sapo ka arrestuar pronarin e restorantit “Koha”, Burim Sallauka, për rrahjen e punëtorit të tij, ka mësuar Gazeta Insajderi. Arrestimi i tij është kryer me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit.

Insajderi ka siguruar videon e sulmit fizik, në të cilën shihet biznesmeni Sallauka [i veshur me bluzë ngjyrë hiri] teksa thërret pranë tij punëtorin e tij, kamarier i restorantit, dhe e godet me grushte.

Sulmin fizik ndaj kamarierit të restorantit që ai menaxhon, Sallauka e vazhdon edhe në një hapësirë tjetër të restorantit, të pa incizuar nga kamerat.

I telefonuar nga Insajderi, Sallauka ka mohuar ta ketë kryer sulmin, ndonëse në video shihet ai teksa grushton punëtorin e biznesit të tij.

“Nuk e kam sulmu unë askënd. Nuk e di se as për çfarë sulmi je duke fol”, ka thënë fillimisht Sallauka. “Për çfarë video bëhet fjalë?”, ka pyetur ai.

“Nuk është e vërtetë, unë qe një javë jam në Prevallë. Nuk ka asgjë [të vërtetë]”, ka thënë Sallauka. “Nuk është e vërtetë a është e vërtetë… ju mos më qitni. Emrin tim mos e qit, nuk është e vërtetë ajo”.

Ndërsa Inspektorati i Punës nuk është i informuar lidhur me sulmin fizik që i ka bërë pronari i një restoranti në Prizren njërit prej punëtorëve të tij në ambientet e restorantit para disa muajsh.

Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, ka thënë për Gazetën Insajderi se nuk është në dijeni lidhur me këtë rasti. Ai është arsyetuar se ka shumë ankesa dhe nuk është Ajnshtajnë me i ditë të gjitha.

“Nuk kam informata nëse ka pas ankesë në inspektorat të punës sepse tashmë ajo është çështje e policisë nuk është më çështje e inspektoratit. Nëpër krejt regjionet çka vinë ankesat shansa nuk kam me ditë sepse vetëm këtë vit i kem pas 1 mijë ankesa, unë Ajnshtajn nuk jam me i mbajt në mend këto sene”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi ka shtuar se kjo çështje i përket aspektit ligjorë dhe është vepër penale dhje nuk ka të bëjë me detyrat e kushteve të punës.

“Kjo është çështje e organeve të drejtësisë sepse është vepër penale, nuk është më me detyrat e punës ose me kushteve të punës, mirëpo është vepër penale, sulm fizik ndaj punëtorit”, ka shtuar Ibrahimi. /Insajderi.com

.

Më Shumë

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS në njësitë operative të Prizrenit, Suharekës dhe...

Lajmet e Fundit