19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Arrestohet vëllai i drejtorit të Inspektoratit në Prizren, dyshohet për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës sot ka kryer një aksion në rajonin e Prizrenit, ku janë kryer bastisje në disa lokacione ku dyshohej se kryheshin veprime kriminale. Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për trafikim me migrantë dhe sekuestrimin e autobusëve të cilët dyshohet se janë përdorur për të kontrabanduar shtetasit e huaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se në prangat e Policisë ka përfunduar edhe Labinot Ukaji njohur si ‘Lab Bashkimi’, i cili është vëllai i drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri. Ky i fundit është edhe pronar i kompanisë turistike ‘Bashkimi Reisen’.

Lidhur me arrestimin e vëllait të tij, ka folur edhe vetë Ukimeri, i cili tha për Sinjalin se nuk e di ende se përse është arrestuar vëllai i tij, teksa ka mohuar të jenë kryer bastisje në kompaninë e tij.

Ja ja, është vëllai jem, drejtori që është i firmës se unë ja. Nuk është bastisë kompania, veç e kanë marrë vëllain tem. E kanë marrë në pyetje po më shumë nuk di. Kurrgjë s’u bastisë te na. Nuk p’e di hiç pse është arrestu vëllai, se nuk jom unë në ngjarje hiç, nuk jom kanë ktu, hala nuk jom në ngjarje hiç. Po presim ndërkohë. Na kemi veç linja Prizren – Prishtinë, na qato linja i bajmë as nuk dalim jashtë shtetit as kurrkund“, tha drejtori Ukimeri për Sinjali.

Më Shumë

AAK zyrtarizon Besnik Krasniqin si kandidat për kryetar të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen...

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Lajmet e Fundit