16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Arrihet marrëveshja, Gruevski jep dorëheqje

Liderët e katër partive politike në Maqedoni me ndërmjetësimin e komisarit Johanes Han kanë arritur marrëveshja përfundimtare për dalje nga kriza.

Han pas arritjes së marrëveshjes doli para gazetarëve në rezidencën e BE-së dhe shkurt tha se u arrit marrëveshje ndërmjet liderëve.

“Mund t’ju njoftojë se kemi arritur marrëveshje që është firmosur nga liderët e katër partive më të mëdha dhe jam i kënaqur nga puna që kemi bërë. Mbetemi në marrëveshjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për përmbushjen e pikave nga raporti i PRIBE-së si dhe të rekomandimeve të tjera nga KE-ja. Kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin tuaj që do të hap perspektivën tuaj për anëtarësim në NATO dhe BE”, është shprehur Hahn.

Marrëveshja e arritur mes katër liderëve politikë, parashikon dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski nga posti i tij në muajin janar të vitit 2016.

Ja marrëveshja e arritur midis liderëve në Maqedoni:

– Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM të kthehet në Parlament më 1 shtator;
– Qeveria aktuale të tërhiqet 3 muaj para zgjedhjeve apo deri në fund të 15 dhjetorit 2015;
– Qeveria e përkohshme apo kalimtare të formohet deri më 15 janar 2016;
– VMRO-DPMNE nominon kandidatin për kryeministër (deri 15 janar 2016), por në konsulta edhe tri partitë e tjera LSDM, BDI dhe PDSH;
– Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill 2016;
– LSDM-ja do të nominojë kandidatin për ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por siç thuhet në konsultime edhe me LSDM dhe BDI;
– Ndarja e ministrive tjera do të jetë midis partive kryesore, ndërsa edhe zëvendësministrat do të kenë të drejtën e qasjes dhe vetos në gjitha ministritë për çështjet e lidhura me zgjedhjet;
– LSDM-ja zëvendësministra do të ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.
– Prokurori i ri Special do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.
– Nga kthimi i opozitës në Parlament do të nis miratimi i pakos së reformave për zgjedhjet dhe reformat e tjera, por edhe rekomandimet speciale nga raporti i ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe. /INA/

Më Shumë

Nezir Çoçaj i bashkohet Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt

Nezir Çoçaj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri nga aktivistët e hershëm të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka vendosur t’i japë...

Detaje nga vdekja e 20 vjeçarit nga Rahoveci në bregdetin e Shqipërisë: Vdiq në fushën e volejbollit

Kanë dalë detaje të reja për vdekjen e 20 vjeçarit nga Rahoveci në Shqipëri. Mediat në Shqipëri raportojnë se i riu vdiq derisa po luante...

Lajmet e Fundit