11 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Arsim Bajrami në Prizren: Këtë vit shkollor, do të realizohet misioni kombëtar i ngritjes së cilësisë në arsim

Rreth 32 mijë nxënës të Komunës së Prizrenit nga të cilët 2500 në klasën e parë kanë nisur sot vitin e ri shkollor. Nxënësve të klasës së parë, në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren abetaret ua shpërndan, ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Barjrami, kryetari i Komunës Ramadan Muja dhe drejtori i Arsimit Zahadin Shemsedini.

“Padyshim se fillimi i vitit të ri shkollor është një festë për të gjitha familjet sepse sot po hapen dyert e më shumë se 350 mijë nxënësve të arsimit para universitar dhe kjo i jep gjallëri Kosovës sepse të rinjtë janë e ardhmja e vendit”, tha ministri në detyrë Arsim Bajrami, gjatë vizitës në shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren.

Ministri më tej than ë Prizren se ministria po punon që “ky vit shkollor të jetë vit kur do të realizohet misioni kombëtar i ngritjes së cilësisë në sistemin arsimor” ndërsa Prizrenin e quajti shembull të mirë në këtë rrugëtim

“Ministria Arsimit është e interesuar të mbështet Drejtoritë Komune të Arsimit dhe po punojmë që edhe qeveria e ardhshme kurdo që të formohet ta vendos Arsimin si prioritet kryesor kombëtar, të rrit fondet për edukim dhe të mbështeten mësimdhënësit në modernizimin e shkollave. Jemi në rrugë të mbarë ta realizojmë misionin kombëtar për një edukim cilësor në mënyrë që çdo prind të ndihet krenar me shkollën tonë” u shpreh ministri Bajrami.

Risia e këtij viti sipas ministrit është kutikula e re e cila do të zbatohet në nivelë kombëtar

“Kurikula a re evropiane që zëvendëson shkollën klasike memorizuese në një shkollë praktike moderne dhe jam i sigurt se qysh tash e kemi përmirësuar sistemin arsimor dhe në cilin do vlerësim që do të bëhet do të fillojë ngritja graduale dhe kjo do të reflektohet në të gjitha fushat e jetës. Jemi në rrugë të mirë për të ndërtuar një edukim cilësor si parakusht për prosperitetin e përgjithshëm të shoqërisë” tha ministri në detyrë Arsim Bajrami.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja tha se gjallëri e fatosave dhe nxënësve të klasave të larta është begati e shtetit tonë, ndërsa drejtori i Arsimit Zahadin Shemsedini tha se në Komunën e Prizrenit në arsimin parauniversitar janë rreth 32 mijë nxënës nga të cilët 2500 këtë vit ulen për herë të parë në bankat shkollore. // Gazetaere.com/

Më Shumë

Sanremo 2026, Celentano vlerëson Ermal Metën: Është pothuajse e pamundur të mos fitosh

Ikona e muzikës italiane, Adriano Celentano, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ermal Metën, i cili konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella...

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Lajmet e Fundit