11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Arsyetimi i shkallës së parë për lirimin e ish-drejtorit të urbanizmit në Prizren nga akuza për korrupsion

Me arsyetimin se nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale, Gjykata Themelore në Prizren, në shtator të këtij viti ka shpallur aktgjykim lirues me anë të së cilit e ka liruar nga akuza te pandehurin Nijazi Kryeziu.

Kryeziu nga Prokuroria e Prizrenit akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, derisa ishte drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Drejtësia Sot, ka siguruar vendimin e themelores, në të cilin janë potencuar arsyet e lirimit të të pandehurit Kryeziu nga akuza.

Në tetë faqet e aktgjykimit janë paraqitur faktet, provat dhe dëshmitë të cilave kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi, ua ka dhënë besimin për pafajësinë e të akuzuarit.

Pas administrimit dhe vlerësimit të të gjitha provave lidhur me elementet esenciale të veprës penale për të cilën ngarkohej i akuzuari, gjykata ka vlerësuar se me veprimet e të akuzuarit nuk janë realizuar tiparet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndër të tjera, në arsyetim aktgjykimit thuhet se i akuzuari Kryeziu, nuk ka pasur qellim që për vete apo për tjetrin të përfitoj dobi të kundërligjshme pasurore, ani pse ka lidhur kontratë pa procedurë të tenderimit me televizionin lokal “TV Opinion”, por qëllimi i tije ishte sensibilizimi i qytetarëve në lidhje me legalizimin e ndërtimeve pa leje në Komunën e Prizrenit.

Po ashtu, thuhet se lejimin e mjeteve financiare për sensibilizimin dhe informimin e qytetarëve lidhur me procedurat për trajtimin e ndërtimeve pa leje në Komunën e Prizrenit e kishte miratuar edhe ish-kryetari Ramadan Muja, përmes vendimit nr.01/011-123559 të datës 14 korrik 2015.

Dhe nga ky fakt, ish – drejtori duke mos pasur mënyrë tjetër për informimin e qytetarëve, ka lidhur kontratë me operatorin ekonomik – televizionin lokal “Tv Opinion”, në vlerë prej 600 euro në muaj, ashtu që i njëjti nuk kishte pasur qëllim përvetësimin e pasurisë së kundërligjshme për tjetrin, por vetëm qëllim sensibilizimin e qytetarëve që ti legalizojnë objektet pa leje.

Tutje, në arsyetim të aktgjykimit thuhet se prokuroria nuk ka ofruar asnjë sqarim lidhur me lidhshmërinë e parave përkatësisht të shumës prej 200 eurove, e njëjta nuk ka cekur se për çfarë janë paguar ato 200 euro, kur janë paguar dhe kujt i janë paguar, prandaj edhe gjykata nuk kishte marr fare për bazë këtë fakt pasi që në këtë drejtim nuk është ofruar asnjë provë.

Ndër tjerash, theksohet se ka tek i akuzuari nuk ka ekzistuar dashja e drejtpërdrejtë e cila përshin edhe dijeninë e tij se po e shfrytëzon pozitën e tij zyrtare, po tejkalon kompetencat tij dhe faktin se me këtë ai përfiton dobi pasurore për tjetrin, dhe nga ky fakt Kryeziu është liruar nga akuza.

Në fund, aktgjykimi udhëzon se nëse prokurori shtetit Mehdi Sefa, i akuzuari Nijazi Kryeziu me mbrojtësin e tij, avokatin Kadri Mjekiçi janë të pakënaqur me aktgjykimin, kanë të drejtë në ankesë brenda 15 ditëve, në Gjykatën së Apelit në Prishtinë.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Lajmet e Fundit