28.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Arta Nitaj shfaqet atraktive dhe me stil në imazhet nga Parisi

Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj ishte sërish në qendër të vëmendjes me postimet e reja në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka udhëtuar drejt Parisit dhe nga atje nuk kanë munguar imazhet atraktive në të cilat shfaqet e veshur me shumë shije.

Në fotot e fundit që solli, Arta shihet e veshur e tëra në të zeza, fustan të cilin e përshtati me çizme dhe çantë krahu.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Për të kombinuar dukjen ajo vendosi një palë syze dielli, vathë në formë zemre ndërsa shihet me një grim të lehtë në fytyrë.

Ndërsa, krahas postimit të shumta ishin reagimet dhe komentet e admiruesve dhe miqve të saj.

Foto: Arta Nitaj/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që ky pushimi Nitaj vjen pas eliminimit të saj nga spektakli i vallëzimit “Dance Albania”.

Ani pse një rrugëtim i shkurtër, Arta ishte një prej konkurrentëve më të komentuara të edicioni të këtij viti të shfaqjes së kërcimit. /Telegrafi/

Më Shumë

Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”, në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730...

Rexhbeçaj: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

Elvis Rexhbeçaj mbrëmë ka qenë protagonist në fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë. Dardanët mundën Suedinë, me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’,...

Lajmet e Fundit