Elsa Lila merr pjesë në Festivalin e RTSH-së, titulli i këngës mban emrin e vajzës

Elsa Lilën do ta shohim me një në edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në RTSH. Në listën e publikuar, bëhet i ditur edhe titulli i këngës së artistes që është me emrin e vajzës së saj “Evita”.

Për këtë vit, si kandidatë për fitues të Festivalit të fundvitit, që do të prezantojë vendin në Eurvizion 2023, në Britaninë e Madhe janë 22 këngëtarë dhe 4 grupe. Lila është zyrtarisht një nga 26 këngëtarët e përzgjedhur.

Emra të tjerë të njohur skenës shqiptare janë këngëtarë si Manjola Nallbani, Petrit Carkaxhiu, Rovena Dilo e Rezarta Smaja.Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Elsa Lila lajmëroi në rrjetet sociale një produksion të ri muzikor, ku ndërsa shprehte mirënjohjen për ata që e mbështetën, premtoi ritakimin në Shqipëri.

Dalja në skenë e këngëtares vjen, pas hetimit për përfshirje me një grup kriminal, proces në të cilin arriti të fitojë pafajsinë.

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit