25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Artan Abrashi : Vetëvendosje! nuk është tërhequr nga padia kundër Shaqir Totajt

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi thotë se nuk kanë tërhequr padinë kundër Shaqir Totajt.

Sipas tij, gjykata nuk ka pranuar padinë e VV-së.

“Nuk jemi tërhequr. Vetem gjykata nuk e ka pranuar padinë për shpifje të bërë nga Levizja VETËVENDOSJE me arsyetimin se padia për shpifje duhet të bëhet nga personi fizik i atakuar dhe jo personi juridik apo organizata”, tregon Abrashi për “PrizrenPress”.

“ Kjo është e tëra qe di për rastin”.

Lëvizja Vetëvendosje! në tetor të vitit të kaluar pati, dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren kallëzimin penal kundër kandidatit për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Kallëzimi penal ishte bërë për gjuhën e përdorur gjatë fushatës nga Totaj.

Vetëvendosje! në atë kohë publikoi një audio-incizim që pretendonte se dëgjohet kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, teksa thotë se “ka ardhur koha që qytetin e Prizrenit mos me ja lonë në dorë njerëzve që s’dinë me fol shqip”, duke iu referuar Mytaher Haskukës, kandidatit të VV-së për kryetar të Prizrenit.

Po ashtu, në të njëjtin audio-incizim, sipas degës së VV-së në Prizren, dëgjohet Shaqir Totaj teksa flet me nënçmim për komunitetin turk.

“A mendon se dikush tjetër, turqelia që s’din me fol shqip, ka me ardh me ta rregullu çështjen e ujit e t’rrymës?”, dëgjohet teksa thotë Totaj në një prononcim tjetër, i cili, sipas LVV-së, është bërë në një tubim parazgjedhor në Has.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se në shkresat e lëndës ekziston konstatimi(fletë- dërgesa), se paditësi e ka pranuar kërkesën e gjykatës për përmisiomin dhe plotësimin e padisë.

“Paditësi nuk është përgjigjur në kërkesën e gjykatës, në kohën e paraparë me ligj, prandaj edhe gjykata ka marrë aktvendim që kjo çështje kontestimore është e tërhequr”, tha Kicaj për “PrizrenPress”.

Shaqir Totaj(PDK) dhe Mytaher Haskuka (VV), në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kanë qenë kandidatë për kryetar të Prizrrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe...

Totaj viziton disa biznese të Prizrenit

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të...

Lajmet e Fundit