Fotografi nga Kosova, i cili ka fituar shumë çmime prestigjioze edhe në nivel ndërkombëtar, Arton Humolli, këtë të premte do të hapë ekspozitën e tij të pare personale që mban titullin “Trup e shpirt”.
Dyert e Galerisë Kombëtare në Tiranë, do t’i hapin dyert për 29 fotografitë më të zgjedhura të fotografit Humolli, në të cilat artistikisht ai paraqet gjininë e bukur, femrën duke e konceptuar si një vepër arti.
Ekspozita “Trup e shpirt”, është një përmbledhje e fotografive nga periudha kohore e vitit 2009-2014. Në fotografitë e Arton Humollit, si subjekt janë femrat, ku përmes fotografimit të trupit të tyre, ai paraqet anën sensuale dhe çfarë ofron më të bukur gjinia femërore. Objektivi i aparatit fotografik të Arton Humollit, ka fotografuar pesë modele nga Kosova. Ato janë Dhurata Lipovica, Ema Uka, Saranda Shala, Liberta Spahiu dhe Dafina Zeqiri. Humolli shprehet se këto janë këto pesë muzat e tij, falë të cilave ka sjellë edhe detaje të veçanta në ekspozitën e tij të parë personale.
“Femrat që janë pjesë e kësaj ekspozite janë zgjedhur për të vetmen arsye që janë përshtatur në ekspozitë dhe normalisht ato që kanë qenë më të guximshme që ta pranojnë atë temë, pasi fotografitë janë gjysmë të zhveshura, ku femra është e paraqitur në formë arti, ku paraqitet si e bukur. Edhe në slogan e kemi “e bukur, joshëse, e guximshme, ndërsa në anën tjetër kemi paraqitur sloganin “duaje, ruaje, çmoje”, me këto kemi dashur të themi që femrën duhet ta ruajmë, ta respektojmë si një vepër arti”. Ky është komeneti i artistit, i cili nuk do që t’ua zhvehs të gjithë misterin fotove artistike në sytë e publikut.
Fotografi e çmom perms këtyre fotove bukurinë e vajzave të Kosovës, për të cilat shprehet se nuk është vetëm mendimi i tij si artist shqiptar, por kjo bukuri ka rënë në sy edhe të artistëve botëror në ekspozitat e shumta ndërkombëtare. Pas shumë ekspozitave kolektive, pas disa çmimeve ndërkombëtare, e publikimeve jashtë vendit, fotografi Arton Humolli vjen në Galerinë Komëbëtare të Arteve në Tiarnë me tema interesante. Ai sjell një lloj të fotografisë që nuk jemi mësuar ta shohim shpesh nëpër ekspozita.
Fotografi ka tentuar që nëpërmjet fotografisë ta paraqes femrën në formë artistike, jo vetëm sensuale por edhe me shumë dritë shpirt. Ato janë një përmbledhje nga viti 2009 deri më 2015 ndërsa femrat e shfaqura si modele në fotografi janë: Liberta Spahiu, Saranda Shala, Ema Uka, Dhurata Lipovica dhe Dafina Zeqiri. Ekspozita do të mbahet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë me datë 15 Maj 2015 në ora 19:00 dhe do të jetë e hapur për 10 ditë.
Ekspozita do të hapet më 15 maj dhe do të zgjas deri më 25 maj në GKA.