8.3 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

ASK: Rritet numri i të punësuarve

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat Administrative të Tregut të Punës për muajin qershor 2023.

Sipas, ASK-së, të punësuarit me pagë primare, sipas ASK-së në muajin qershor 2023, të punësuar me pagë primare ishin 370 857 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022, që ishin 360 507), ka rritje për 10 350 persona apo shprehur në përqindje me 2,9% të punësuar me pagë primare. Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë primare ishte 25-34.

Kurse të punësuarit me pagë sekondare, në muajin qershor 2023, të punësuar me pagë sekondare ishin 18 172 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2022, që ishin 17 063), ka rritje për 1 109 persona apo shprehur në përqindje me 6,5% të punësuar me pagë sekondare. Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë sekondare ishte 35-44.

E punësimi sipas aktiviteteve është punësimi më i theksuar për muajin qershor ka qenë në këto aktivitete: Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social me 22,3%, tregti me shumice dhe pakice 21,9 % si dhe ne prodhim 11,2 %.

ASK thotë se këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).

“Ky publikim ofron të dhëna për numrin e të punësuarve të kategorizuar sipas: gjinisë, grup-moshës, numrit të punësuarve me pagë primare dhe sekondare, përqindjes së të punësuarve sipas aktiviteteve ekonomike, si dhe të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar sipas gjinisë dhe grup-moshës”, thuhet në njoftimin e ASK-së. /RTKlive

Më Shumë

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një...

Arinjtë vizitojnë vendbanimet në disa rajone të Prizrenit

Rritja e numrit të arinjve është kthyer në shqetësim për banorët e disa komunave në rajonin e Prizrenit. Në Suharekë, Mamushë e Dragash, banorët...

Lajmet e Fundit