Asnjë i vdekur dhe 23 raste me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar ndonjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 23 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 2120 mostrave.

Gjashtë raste pozitive janë regjistruar në Mitrovicë, pesë në Prishtinë, nga dy në Pejë e Vushtrri, ndërsa nga një në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren e Shtime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 130 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.405 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet 2243. Janë shëruar 102.782 qytetarë, ndërsa janë 2380 raste aktive.

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Lajmet e Fundit