Ja sa qytetarë janë vaksinuar në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tregon se deri më tash në këtë komunë janë vaksinuar 4473 persona.

“Që nga fillimi i muajit prill e deri më tani në komunën tonë janë vaksinuar 4473 persona, ku falënderoj ekipin e vaksinimit të Drejtorisë së Shëndetësisë për një punë të shkëlqyeshme, të cilët nuk ndalen edhe gjatë ditës së diel”, shkruan Haskuka në Facebook.

Sipas tij, po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të Prizrenit

“Pas sigurimit të dozave të reja të vaksinës nga Ministria e Shëndetësisë, në qendrën sportive “Sezai Surroi” po vazhdon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 65 vjeç”.

“Po ashtu falënderoj gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit të cilët i respektojnë masat dhe rregullat në qendrën e vaksinimit, ku paraqiten sipas termineve të paracaktuara”.

“Tanimë si shëndetësi primare jemi furnizuar me 8600 vaksina Pfizer dhe pas datës 15 qershor do të kalojmë në vaksinim masiv të qytetarëve”.

 

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit