Asnjë i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ndërkohë numri i rasteve aktive është në total 166 ndërsa të shëruar janë 105 mijë e 292, njofton Ministria e Shëndetësisë, transmeton Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.501 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës.

Deri më sot 26.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292.

Në total numri i rasteve aktive është 166

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Lajmet e Fundit