23.7 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Astrit Haraqija sulmon Prokurorinë me akuza politike

Astrit HaraqijaTrupi gjykues ka hedhur poshtë parashtresën e Astrit Haraqisë për nxjerrjen e vendimit për pushimin e procedurës penale me pretendimin se është parashkruar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Haraqija ka propozuar për dëshmitarë Agim Çekun, Bajram Kosumin, Hajredin Kuçin dhe Lutfi Hazirin. Ai ka sulmuar Prokurorinë për “ndjekje politike”.

Prokurori i është përgjigjur duke i thënë se gjykimi moral është më i rëndë se ai ligjor
Astrit Haraqija i ka treguar të hënën prokurorit Hivzi Bajraktari se qeveritë në Kosovë ndërrohen çdo katër vjet. I ka thënë se është bërë pjesë e ndjekjes së tij me motive politike, pak pasi avokati i tij ka kërkuar hedhjen poshtë të akuzës për shkak të parashkrimit relativ.

“Prokuroria duhet ta dijë se qeveritë ndërrohen çdo katër vjet. Unë jam i pafajshëm, por i gatshëm për ballafaqim”, ka thënë Haraqija të hënën, në vazhdimin e procesit gjyqësor kundër tij, Valton Beqirit dhe producentëve Armond Morina dhe Nehat Fejza.

Më Shumë

Komuna e Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit” sot e nisin ndërtimin e objektit të zjarrfikësve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e kësaj komune së shpejti do ta kenë objektin e tyre të ri...

Zhduket një person në Prizren, familjarët kërkojnë ndihmë

Një femër kosovare ka raportuar në polici se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti...

Lajmet e Fundit