10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Atentati në Paris, ndaj ish-kryeministrit shqiptar, Esat pashë Toptani

Më 13 qershor 1920 u vra në Paris Esat pashë Toptani.

Ish-kryeministri i mërguar Toptani, në vitet 1918-1920 po përpiqej të ndërhynte pranë Konferencës së Paqes për t’u njohur si përfaqësues i Shqipërisë, përkundër vullnetit të forcave politike në Shqipëri. Siç deklaroi atentatori në gjyqin kundër tij në Paris, Avni Rustemi, vrasjen e kreu për motive kombëtare, pasi e konsideronte Toptanin tradhëtar të Shqipërisë.

Rustemi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Francës dhe u kthye në Shqipëri, ku u prit si hero, pas 6 muajsh në paraburgim.

Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 ai u zgjodh deputet dhe u rreshtua si opozitar i forcës politike drejtuar nga Ahmet Zogu.

Më 20 prill 1924, Avni Rustemi plagoset nga një person i quajtur Jusuf Reçi, pranë Pazarit të Ri në Tiranë, në sheshin që sot mban emrin “Avni Rustemi”. Dy ditë më pas Avni Rustemi ndërroi jetë prej plagëve./atsh/

 

Më Shumë

Përmbyllet konsultimi publik për Draft-Strategjinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun 2026–2030 në Dragash

Ka përfunduar faza e konsultimit publik elektronik dhe me shkrim për Draft-Strategjinë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030 në Komunën e Dragashit, ndërsa...

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Lajmet e Fundit