Austri: Shoferi kosovar rrëshqet me autobus dhe përfundon në një kanal

Një shofer i autobusit nga Kosova ka pësuar lëndime trupore gjatë një aksidenti në Austri.

48 vjeçari duke e vozitur autobusin nga qyteti i Efendingut në drejtim të Wels-it i ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një kanal.

Ngjarja ka ndodhur të dielen.

Njoftimi u bë nga policia austriake.

Sipas njoftimit bashkë em të ishte edhe një pasagjer 21 vjeçar.

Të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Një kosovar 48-vjeçar nga Wels me datën 6 mars rreth orës 11:45 po qarkullonte me autobus nga Eferding drejt Wels-it. Në autobus ishte një pasagjer, një 21-vjeçar nga qarku i Grieskirchen. Në Fraham, në zonën Aumühle, në B134 Wallerner Strasse, 48-vjeçari devijoi rrugën gjatë një kthese të lehtë duke prekur me gomën e përparme të djathtë pjesën shtesë të rrugës. Ai u mundua të tërheq drejtimin në të majtë, por nuk arriti ta rikthente autobusin sërish në rrugë dhe ka përfunduar në një kanal. Dy automjete të zjarrfikësve siguruan vendin e aksidentit dhe e pastruan. Nxjerrja e autobusit nga kanali u bë me dy vinça special”.

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit