Avdullah Hoti përfundon në bërllok ! (Video)

Kërkuan vota për ta bërë kryeministër të Kosovës. Thanë se, në konkurrencë është kandidati më i mirë .

Pas humbjes së zgjedhjeve, afishet e tij u hollën në bërllog.

Ish-kandidati i LDK-së për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, vitin e kaluar i humbi zgjedhjet nacionale.

Hoti, sot është shef i Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Në Qeverinë e Isa Mustafës, ai ishte ministër i Financave.

Që një kohë të gjatë është kyçur në LDK.

Pavarësisht rolit të tij politik, Hoti është nënvlerësuar nga LDK-ja në Prizren.

Afishet e tij, të cilat kanë mbetur pa u shpërndarë në zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar, kanë përfunduar në bërllok, shkruan “PrizrenPress”.

Arsim Hoxha, përfaqësues i LDK-së në Arbanë të Prizrenit, ka akuzuar Degën për trajtim jo të mirë të ish-kandidatit për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti.

“U krenuan me kandidaturën e tij, tash e kanë hedhur në bërllok”, shkruan ai në “Facebook”
Sipas tij, LDK në Prizren, prej se është bërë pjesë e VV-së, nuk po interesohet t’i ruajë e vlerat e partisë.
“LDK në Prizren është kapur nga dy grupe kriminale. Kjo pamje tregon se sa janë të interesuar këto grupe për vlerat e LDK-së”, thotë ai./PrizrenPress.com/

Kliko linkun

https://web.facebook.com/arsim.hoxhaj.7/videos/2212991912049745/

 

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit