0.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Avdyli kërkon të ndalohet puna për mjekët në spitale private

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka kërkuar që të ndalohet puna e mjekëve në institucione publike dhe private në të njejtën kohë.

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi ku Avdyli është anëtar, ai ka propozuar dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga deputetët tjerë si dhe nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, që të implementohet kjo ide pasi sipas tij nuk mund të ketë reforma në shëndetësi nëse mjekët vazhdojnë të punojnë në spitale publike paradite e pasdite në spitale private.

“Nuk mundemi me këtë gjendje të shëndetësisë, me pas përmirësim nëse vazhdojna me punu në sektorin publik dhe privat në të njëjtën kohë. E di që shumë kolegë të mi kanë me më kritiku pse po e ngriti këtë çështje, sepse na prek të gjithëve në xhep”.

“Mendoj se tash me miratimin e ligjit të pagave, duhet të angazhohemi edhe për krijijmin e një fondi të performancës, kështu që do të jetë e pakuptueshme që ne si mjek të kërkojmë paga të larta në sektorin publik dhe në të njëjtën kohë të punojmë në spitale private”, ka thënë Avdyli.

Ai ka theksuar se më herët nuk ka qenë për këtë ide. “Unë nuk e kam pas këtë mendim përpara, kam qenë sikurse ata doktorat që kritikojnë për këtë cështje, por me paga 540 euro ka qenë e padrejtë t’ia thuash mjekut mos shko në privat”.

“Por me miratimin e ligjit për paga, krijimin e një fondi për performancë si dhe funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore, duhet të ndahet edhe sektori publik nga ai privat sepse ndryshe nuk do të ketë reforma në shëndetësi. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për ta bërë këtë”, ka deklaruar Avdyli.

Kujtojmë se vite më parë ishte ndërmarr një iniciativë për t’ua ndaluar punën mjekëve në spitale private dhe publike, por Gjykata Kushtetuese kishte vendosur në favor të mjekëve.

Më Shumë

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Së pari, pati raportime se Al-Hilal, një tjetër klub saudit, donte që Cristiano Ronaldo të zëvendësonte Neymarin, i cili ishte duke u larguar nga...

Edhe Malisheva nis fushatën “16 ditë aktivizëm kundër dhunës dhe diskriminimit gjinor”

Sot, nën udhëheqjen e Koordinatorës për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, dhe drejtuesve institucionalë e shoqërorë, nisi fushata “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës dhe Diskriminimit...

Lajmet e Fundit