2 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Avdyli: LDK-ja e ka kandidaten për kryeministër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Haxhi Avdyli, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se ai në politikë është futur për parime dhe për të treguar moral, andaj nuk do ta votojë një koalicion AAK-Nisma-LDK. Ai, po ashtu, tha se dy partitë, LV-ja dhe LDK-ja, është dashur të lëshojnë pe për të mos rënë qeveria. Sipas tij, Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve.

“A është dëgjuar zëri i kandidates tonë për kryeministre, mendoj se kjo mënyrë e veprimit nuk na avancon neve si LDK, por më e rëndësishme është gjendja në të cilën jemi ne si Kosovë. LDK-ja e ka një kandidat për kryeministër. Është Vjosa. Në këto raste ne nuk kemi çka të veprojmë përtej asaj. Por, sidoqoftë, Vjosa Osmani përfaqëson zërin e qytetarëve”, ka thënë ai.

Avdyli ka thënë se ka lobuar dhe ka punuar që koalicioni LDK-LV të funksionojë.

“Kam punuar në këtë koalicion, punova që të ndodhte”, ka theksuar ai.

“Një program një fletë që nxirret para deputetëve nuk ka vlerë. Në politikë jam futur për parime dhe moral. Kjo mendoj se përfaqëson më së miri frymën demokratike”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Derbi në Mitrovicë

ProCredit Superliga vazhdon me super ndeshje edhe në mesjavë. Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante. Bora do të ndeshet me Rahoveci...

Ismet Peja dhe Porta e Sazanit

Refki Reshitaj Në vitet 1978–1980, Shoqëria Kulturo-Artistike “Jehona” e Suharekës, ku unë isha udhëheqës artistik, u radhit ndër ansamblet më të mira në Kosovë. Krahas...

Lajmet e Fundit