13.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Badallaj: Gjuha çerek-shqipe e kandidatit të VV-së, nuk zëvendëson përparësitë që i ka kandidati Shaqir Totaj

Dega e PDK-së në Prizren, në një konferencë të jashtëzakonshme me mediat ka reaguar kundër deklaratës së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, duke e quajtur kandidatin e VV Mytaher Haskukën dhe zëdhënësen e shtabit Alisa Hasanin turistë në Prizren.

Albrim Badallaj tha se “Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, reagon ndaj deklaratës së VV-së, që shpërfaq frustrimet e identifikimit me qytetarët e Prizrenit. Rrugëtimi politik i PDK-së është i përbashkët me qytetarët shqiptarë, turq, boshnjak, rom, ashkalinjë e egjiptas të Prizrenit. Kandidati ynë dhe Partia Demokratike, nuk ka gjuhë përbuzëse dhe ofenduese për qytetarët e Prizrenit”.

Badallaj zëdhënësen e Shtabit zgjedhor dhe kandidatin për kryetar të VV-së i ka quajtur turistë në Prizren.

“Zëdhënësja turiste e vikendeve në Prizren dhe kandidati i VV–së për kryetar komune kanë humbur qëmoti gjuhën e komunikimit dhe bashkëpunimit me qytetarët e Prizrenit. Lëvizja Vetëvendosje, në momentin që ka lejuar të identifikohet me turistë politik për vikende në qytetin e Prizrenit, duhet ta ketë të qartë se kandidati ynë, Shaqir Totaj, flet gjuhën, manifeston kulturë dhe elaboron programin për zhvillim të përbashkët, të të gjitha etnive në Prizren. PDK është shumë e bindur, se gjuha çerek-shqipe e kandidatit të VV-së, nuk zëvendëson përparsitë që i ka kandidati ynë, z.Shaqir Totaj, i cili ka refuzuar qëmoti kërkesën e VV-së, që të jetë lider i tyre” tha ai.

Badallaj më tej tha se “Mytaher Haskuka, po të ishte nga rrënjët familjare, ashtu siq pretendon komunikata e VV-së, nuk do të ishte rezident në Prishtinë, e gjysëm rezident diku tjetër. Qytetarët e Prizrenit e kanë të freskët dhe e njohin mirë të kaluarën e familjes së kandidatit Haskuka”.shkruan gazetare.

PDK thotë se është “kërkesa e qytetarëve në tubime elektorale, që të sqarohet statusi i kandidatit të VV-së, se a është vetëm turist i vikendeve në Prizren apo planifikon qëndrim rezident pas humbjes në Prizren, më 22 tetor.

“Partia Demokratike e Kosovës, fton partitë politike në Prizren dhe gjithë qytetarët e komunës sonë, që, të manifestojnë kulturë demokratike, gjatë kohës së fushatës elektorale dhe komunikimi korrekt, program dhe alternativa të qarta për zhvillimin e komunës sonë” tha Badallaj.

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Lajmet e Fundit