14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Bajrami nesër shpërndan Abetare falas për filloristë

Rreth 28 mijë nxënës nesër do të ulen për herë të parë në bankat shkollore për të filluar mësimin nga klasa e parë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka njoftuar se viti i ri shkollor 2015/2016 do të fillojë më 1 shtator pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, me përjashtim të gjashtë shkollave, të cilat janë duke u rinovuar.

Zyrtarë të MASHT-it kanë thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe shpërndarja e teksteve ka shkuar sipas planit dinamik nëpër drejtoritë komunale të arsimit.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, siç njofton MASHT, ministri Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, për të bërë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasave të para.

Më Shumë

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Lajmet e Fundit