10.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Bali Muharremaj pranon disfatën në Suharekë, uron fituesit

Kryetari i Komunës së Suharekës, njëherit i degës së AAK-së, Bali Muharremaj, ka pranuar humbjen e subjektit në komunën që drejton.

Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe strukturat për punën, ndërsa ka uruar kundërshtarët për fitoren.

“Zgjedhjet e sotme treguan se ne mund të organizohemi përmes rregullave demokratike. Ato u organizuan si është më së miri duke mos u shënuar asnjë incident. Sipas rezultateve preliminare, sipas radhës ne jemi të dytët. Si kryetar i degës së AAK-së në Suharekë, ju uroj për fitoren subjekteve tjera. Po ashtu i falënderoj përzemërsisht të gjitha strukturat dhe mbështetësit tanë”, deklaroi Muharremaj.

Më Shumë

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i parë i një qeverie palestineze ishte Ahmed Hilmi Pasha, një...

Lajmet e Fundit