Balje mbet jashtë Kuvendit: Lista Serbe bëri plan që t’i marrë 2/3 e krejt komuniteteve

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, po pretendon se Lista Serbe ka bërë plan që vota e komunitetit serb të shpërndahet edhe në komunitete të tjera ashtu që ta rrisë numrin e deputetëve më shumë sesa 10 vendet e rezervuara.

Ajo, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se ata kanë formuar një iniciativë të boshnjakëve dhe një të romëve për ta zbatuar këtë plan.

“Ne nuk kemi bërë ankesa, sepse nuk kemi pasë të drejtë pa u bërë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. Unë kam folur për planin e Listës Serbe shumë para zgjedhjeve, por asnjë përfaqësues i asnjë partie politike nuk ka pasë interesim. Ata [Lista Serbe] janë në fazën e fundit të planit. Kanë formuar dy iniciativa – një të boshnjakëve dhe një të romëve – dhe kanë fituar maksimumin e votave dhe ne, partitë autentike të boshnjakëve dhe romëve, nuk kemi pasë mundësi me i fitu vendet në Kuvend”.

“Ata kanë pasë plan. Plani është që të kenë 2/3 e komuniteteve brenda Kuvendit të Kosovës. Nëse kalon ashtu siç kanë planifikuar, ata do të kenë 15 ose 16 deputetë të cilët i kontrollojnë. Kjo është shumë e rrezikshme për formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe çështje të tjera të rëndësishme që duhet të votohen brenda Kuvendit”.

Më Shumë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Lajmet e Fundit