10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ballkani e fiton dramën në Suharekë

Janë mbyllur katër sfidat e javës së 31-të në Superligë.

Në Fadil Vokrri, Prishtina priti Trepçën ’89 ku triumfoi 3-1.

Endrit Krasniqi dhe dy gola Leutrim Kryeziu shënuan për kryeqytetasit, kurse golin e nderit për mysafirët e realizoi Arbnor Muja.

Në Suharekë, dramën e fitoi Ballkani, duke e mundur 1-0 Llapin.

Në këtë takim të tensionuar, u shpërndanë shumë kartonë të verdhë dhe tre të kuq.

Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar Blend Baftiu.

Në fund të takimit, u krijua një tollovi e vërtetë, me gjyqtarin që s’mund të merrte frymë nga protestat e shumta të mysafirëve që pretendonin për një penallti në fund të ndeshjes, e vendasve që pretendonin se nuk është dhe në fund, nuk u dha një e tillë.

Drita ka gabuar në xhiron e 31-të, duke barazuar 1-1 në udhëtim me Besën, çka edhe ka mbetur prapa në renditje, duke zbritur në vendin e tretë.

Pikët i kanë ndarë në këtë gjiro edhe Gjilani me Drenicën. /Gazeta Express/

Më Shumë

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në...

Lajmet e Fundit