Ballkani mposht Trepçën ’89, rikthehet në krye, fiton edhe Llapi

Ballkani ka arkëtuar edhe tri pikë të reja në garën për kreun e tabelës.

Kampionët në fuqi sot mundën në udhëtim Trepçën ’89, me rezultat 0-1, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 21-të elitës sonë në futboll.

Hero i Ballkanit ishte sërish sulmuesi Albion Rrahmani që shënoi me kokë në minutën e 88-të.

Ballkani me këto tri pikë vazhdon lidershipin me 47 pikë, tri pikë larg Dritës e cila është në vendin e dytë. Mitrovicasit kanë 22 pikë dhe renditën në vendin e shtatë.

Ndërkaq, në takimin tjetër të ditës së sotëm, Llapi ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen kundër Dukagjinit.

Llapit i mjaftoi një gol për të triumfuar 0:1 kundër “Hithave” në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Festim Alidema realizoi golin e tre pikëve në minutën e 12-të të përballjes.

Llapi me këtë triumf është ngritur në pozitën e katërt me 29 pikë. Dukagjini është i gjashti me 25 pikë të grumbulluara.

Më Shumë

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit