Ballkani synon të vazhdojë ecurinë e mirë

Sot zhvillohet vetëm një ndeshje në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.

Ballkani do të përballet me Gjilanin, në derbin e kësaj jave.

Skuadra nga Suhareka pas dy fitoreve radhazi do të synojë që të vazhdojë ecurinë e mirë edhe ndaj Gjilanit.

Në anën tjetër “Skifterat” janë në formë të dobët, pasi në tri ndeshjet e fundit, kanë pësuar dy humbje dhe kanë barazuar një tjetër.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Suharekës, me fillim nga ora 13:00.

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit