15.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Bamieh: Jam mësuar të përshtatem dhe të mbijetoj

Marie Bamieh-prokurore“The Guardian” për prokuroren që zbuloi skandalin e korrupsionit në EULEX.

Menjëherë pasi Maria Bamieh vendosi të dilte në shtyp me pretendimet për korrupsion dhe me dëshmim të rasteve, zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit i filluan raportet agresive kundër saj, duke e përshkruar atë si një prokurore mediokër, arrogante dhe mbase edhe të çekuilibruar deri në tepri, përcjell Koha Ditore.

“Ata e bënë atë të dukej si një grua e pastrehë”, tha një ish-koleg.
Fushata ishte aq e pamëshirshme, sa filloi ta përplaste londinezen 55-vjeçare dhe gruan e papërshtatshme në epiqendër të stuhisë që ka gllabëruar Prishtinën dhe establishmentin e politikave të jashtme të Brukselit.

“Kam dëgjuar aq shpesh se isha e çmendur, saqë më duhet të kthehem e t’i shoh vazhdimisht dokumentet për t’ia kujtuar vetes se nuk jam duke e shpikur këtë”, theksoi Bamieh.

Më Shumë

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

DKA në Suharekë realizon fazën e dytë të olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë ka zhvilluar fazën e dytë të “Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për klasën e 9-të”, në...

Lajmet e Fundit