29.7 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Banorët e Malishevës dhe Mirushës rrëfehen para kryetarit

Begaj me banore15-21Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me qëllim të rritjes së transparencës dhe njoftimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Komunës së Malishevës, me punën e qeverisë komunale, si dhe me qëllim të njoftimit me problemet dhe nevojat e vendbanimeve, nga dje ka filluar takimet e drejtpërdrejta me banorët në vendbanimet e tyre.

Në ditën e parë të këtyre takimeve, Begaj, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Mazreku dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, kanë zgjedhur qytetin e Malishevës, për tu takuar me banorët, si dhe fshatin Mirushë, ku i kanë njoftuar qytetarët me planifikimet komunale për investime kapitale për këtë vit, si dhe me masat parandaluese, në luftimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Nga ana tjetër banorët e qytetit të Malishevës, kanë parashtruar para kryetarit Begaj, nevojat e tyre. Ndërtimi i rrugës transite, kanalizimi në lagjen e Hotëve dhe lagjen e Gurit, rregullimi i shtratit të lumit (për parandalimin e përmbytjeve, rrugët dhe kanalizimi në lagjen Mirëdita, varrezat e qytetit, qentë endacak dhe ndriçimi në disa pjesë të qytetit, ishin nevojat më emergjente për banorët e qytetit të Malishevës.

Kurse kërkesat për fshatin Mirushë, sipas banorëve janë: rregullimi i rrugës Malishevë-Kijevë dhe vendosja e pengesave në këtë rrugë për eliminimin e rrezikut në rrugën për në shkollë, rregullimi i kanalizimit në disa pjesë të fshatit, asfaltimi i rrugëve, ndotja e liqenit nga kanalizimi që vjen nga Carralluka dhe ndotja e liqenit nga disa kompani që veprojnë afër liqenit, rregullimi i oborrit të shkollës dhe një fushe të sportit, si dhe largimi i mbeturinave në disa deponi ilegale.

Për të gjitha këto kërkesa të banorëve, Begaj, premtoi se “do të angazhohet maksimalisht, pavarësisht se Komuna e Malishevës ka një buxhet shumë të kufizuar”.

“E di që kemi probleme dhe nevoja të shumta, pasi me kohën edhe nevojat janë të ndryshme, por angazhimi ynë nuk do të mungoj dhe ne gjithmonë do të jemi në shërbimin tuaj”, ka thënë kryetari Begaj, para banorëve të Malishevës dhe Mirushës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Ulqini nuk është thjesht një destinacion – është ndjesi, freski, relaks dhe aventura bregdetare që nuk harrohet kurrë! Dhe rrugën më të mirë e ke...

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Lajmet e Fundit