10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Baptista: Messi dhe Neymar të njëjtë, nëse i godet i motivon

Ish sulmuesi i Real Madrid dhe Arsenal, Julio Baptista, ka bërë disa komente rreth yjeve, Lionel Messi dhe Neymar.

Sipas brazilianit, të dy janë asi lloj lojtarësh që po që se i godet gjatë ndeshjes ata vetëm që i motivon më shumë, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova.

“Kur kemi luajtur kundër Argjentinës, mund të them se nuk e goditëm Messin sepse kjo do ta zgjonte atë dhe e njëjta vlen për Neymar, ai është një prej futbollistëve më të rrezikshëm”.

“Neymar ka aftësinë që të vështirën ta bëjë të duket e lehtë, ai është i pjekur dhe e shijon futbollin që bën, pasi është i rëndësishëm”.

Sa i përket ndeshjes Real Madrid – Paris Saint-Germain ai ka thënë se skuadra franceze ka sulmin më të rrezikshmë në Evropë, kurse Los Blancos sipas tij janë jokonsistent.

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Prizren, pranoi se ishte i përfshirë në së paku 5 raste

Pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të...

Lajmet e Fundit