Barça dhe Arsenal duan sulmuesin e Milan

Dy skuadrat e mëdha janë duke u munduar ta transferojnë sulmuesin, në mënyrë që të kenë më shumë zgjidhje në repartin sulmues

Barcelona dhe Arsenal janë të interesuar për të transferuar sulmuesin e Milan, Andre Silva, pas startit të mirë në edicionin e ri të garave europiane.

Megjithëse ish asi i Porto nuk e ka gjetur veten lehtë në Serie A, në Ligën e Europës ka tundur gjashtë rrjeta në shtatë ndeshje, duke rënë në sy të shumë skuadrave europiane.

Të dy klubet e mëdha e shohin atë si mundësi të mirë për të përforcuar radhët në sulm, sidomos kur atë mund ta përdorin në rotacion.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit