Nis heshtja zgjedhore

Në ora 07:00 ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku nesër nga ora 07:00 deri në orën 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të mund të votojnë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre komunalë.

Subjektet politike, të cilat për 30 ditë kanë zhvilluar fushatë, nga tani deri në përfundim të votimeve, janë të detyruar që t’i përmbahen heshtjes zgjedhore.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komunat e Kosovës.

Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Gjithashtu, janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionarë. Po ashtu, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/zgjedhjet-lokale-2017/nis-heshtja-zgjedhore-450565/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit