21.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Barcelona do të bëjë gjithçka për Inigo Martinez

Pasi hoqi dorë nga transferimi i Jules Kounde te Sevilla-s, Barcelona synon mbrojtësin e Kombëtares spanjolle dhe Athletico Bilbao-s, Inigo Martinez.

Qendërmbrojtësi ka dhe një vit kontratë me Athletic dhe klubi do të negociojnë nëse ai kërkon largimin këtë verë.

Sipas “Onda Vasca”, Barcelona e ka informuar klubin bask se është në gjendje të bëjë një ofertë të mirë për Martinezin. Megjithëse nuk do të paguajë klauzolën e tij të blerjes prej 80 milionë euro.

Athletic ia ka lënë në dorë lojtarit të ardhmen. Nëse nuk dëshiron të rinovojë, atëherë do të largohet për një shifër që është më pak se 50 milionë euro.

Martinez u transferua në 2018 te Athletic, pas mbërriti nga Real Sociedad. Ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare, e cila është ende në fuqi.

31-vjeçari ka përvojë të madhe në La Liga-n spanjolle, ku numëron 341 paraqitje. 21 gola dhe shtatë asistime mbajnë emrin e tij. Me Kombëtaren e Spanjës, Martinez numëron 19 paraqitje.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

60 vite nga “Yesterday” – Kënga e kompozuar në gjumë nga Paul McCartney

Gjashtëdhjetë vjet më parë, më 13 shtator 1965, “Yesterday” u publikua në Shtetet e Bashkuara, dy muaj pasi ishte publikuar në BM. Është luajtur të...

Lajmet e Fundit