Barcelona i sheh shumë larg Haalandin dhe Mbappen

Barcelona ka konfirmuar se nuk do të mund të transferojnë as Kylian Mbappen e as Erling Haalandin në afatin kalimtar të kësaj vere.

Joan Laporta u pyet në konferencë për media se a po synojnë të transferojnë sulmuesin francez dhe atë norvegjez, derisa ai dha përgjigje të qartë.

“Haaland apo Mbappe te Barça? Kushte tashmë janë të qarta për të dy marrëveshjet”, ka thënë fillimisht ai.

“Ne asnjëherë nuk mund të pranojnë që të shpenzojmë në këto figura, në asnjë mënyrë. I shoh që të dy larg nga Barcelona”.

“Ne nuk mund të rrezikojmë të ardhmen e klubit me transferime të tilla dhe të destabilizojmë skuadrën me kërkesa të larta”, ka shtuar më tej numri një i klubit katalunas.

Real Madridi raportohet se ka arritur tashmë marrëveshje me të dy dhe dyshja do të luajnë në Santiago Bernabeu qysh nga vera e këtij viti. /Telegrafi/

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Lajmet e Fundit