7.5 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Basha: Meta akuzohet për vrasje, të dorëhiqet menjëherë

Basha-pd-shqiperiKreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për media pas akuzave të Tom Doshit, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Kreu i opozitës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si personazhet e një teatri mafioz në kupolën e shtetit.

“Në këtë teatër mafioz personazhet mafiozë janë Ilir Meta, Edi Rama, Saimir Tahiri. Tronditja është evidente. Një histori me vrasës me pagesë që nuk zhvillohet në bodrumet e mafies por në pallatet, në kupolën e shtetit. Aleanca me krimin po sjell krimin. Kryetari i Kuvendit akuzohet për vrasje, se ka porositur vrasjen e dy deputetëve”, deklaroi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Metës, i cili sipas tij duhet të vihet në dispozicion të drejtësisë.

“Kryetari i Kuvendit duhet të dorëhiqet menjëherë dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë. I kërkoj Prokurorisë të nisë hetimet për të zbardhur këtë krim”, theksoi Basha.

“Akuza është më e rëndë sepse prej 5 muajsh deputeti i ka njoftuar për atentatin. Ky është një krim më i madh, për të parë se deri ku shkon zhytja në krim e Ramës dhe Tahirit. Këto fakte ne i kemi denoncuar që në ditët e para. Kjo është një çështje e dinjitetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë në krye të Kuvendit një njeri të akuzuar për 2 vrasje, nuk mund të pranojë një kryeministër si palë në krim. PD është e vendosur që të mos e lejë Shqipërinë peng te klanet kriminale e vrasësit serialë”, tha Basha gjatë fjalës së mbajtur./Start/

Më Shumë

AURON vjen me këngë të re GJYNAH!

AURON në botën e muzikës ka hyrë fuqishëm dhe po vazhdon të sjell këngë te bukura ku se fundmi ka sjell edhe këngën e...

Prizren: Vihen themelet për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet në nevojë

Në një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për familjet me asistencë sociale, sot u vu gurthemeli për ndërtimin e 50...

Pa pranga

Lajmet e Fundit