Mbi 200 gjyqtarë nga nesër në grevë

Gjykata-qekiqiDyert e Gjykatave të Kosovës do të mbyllen të martën për gjykime dhe publik. Mbi 200 gjyqtarë të 6 Gjykatave Themelore do të nisin grevën për të kërkuar rritje të pagave për 25 për qind ose së paku zbatimin e një marrëveshjeje për pagesën e shtesës prej 200 eurove.

Gjykatësit e Gjykatave Themelore të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit dhe Gjakovës gjatë kohës së grevës do të shqyrtojnë vetëm rastet e paraburgimit, të dhunës në familje dhe ndonjë rast emergjent. Por, nëse nuk ka veprim të Qeverisë së Kosovës, edhe kjo mund të ashpërsohet, raporton KTV.

Qeveria e Kosovës kishte larguar gjykatësit nga lista e rritjes së pagave vitin e kaluar, kur ish-kryeministri Thaçi mori vendim që të rrisë pagat për 25 për qind.

Pas kësaj, Ministria e Drejtësisë dhe Shoqata e Gjykatësve kishin arritur një marrëveshje që t’i ndahet një shtesë prej 200 euro secilit gjykatës. Kjo nuk është bërë kurrë. E vetmja Gjykatë që ende s’ka vendosur për grevën është ajo e Ferizajt, transmeton Koha.net.

Ministria e Drejtësisë nuk i është përgjigjur pyetjes së televizionit për paralajmërimet për grevë. Por, Qeveria e Kosovës do të përballet me grevë tjetër, atë të stafit civil të Gjykatave dhe Prokurorive që janë në Pallatin e Drejtësisë.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit