22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Bashkëshortja e “Drinit” beson në Gjykatën Speciale

Hajrije Rexha beson se Gjykata Special, do të zbardhë vrasjen e bashkërtit të saj, Ekrem Rexha-‘Drini’. Ajo thotë se drejtësia e vendit, ka dështuar në zbardhjen e vrasjes së “Drinit” dhe vrasjeve të tjera pasluftës.

“Besojmë se kjo vrasje dhe vrasjet e tjera të pasluftës do të zbardhen nga Gjykata Speciale”, thotë Rexha,shkruan PrizrenPress.
Gjykata Speciale këtë vit pritet të funksionalizohet. Kjo gjykatë do të hetojë rastet e krimeve nga periudha janar 1999-dhjetor 2000.

Sot, në Prizren është shënuar 16- vjetori i vrasjes së “Drinit”.

Komandati i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Ndërkaq, bashkëshortja e “Drinit”, Hajrije Rexha thotë se ata që e kanë bërë këtë krim nuk meritojnë të jenë ende në liri.

“Ata që e kanë bërë këtë krim, vendin e kanë në burg”, thotë Rexhaj.

Sipas saj, kokat më të mençura të vendit, u vranë pasluftës.

“Po të ishin këto koka vendi do të ishe më ndryshe”, shprehët ajo./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Jemi vetëm pak orë nga një nga ndeshjet më të rëndësishme të peshave të rënda në historinë e fundit të boksit. Sot (e shtunë)...

Lajmet e Fundit