15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Bashkimi Demokratik, akuzon rëndë Qeverinë e Mujës

Bashkimi Demokratik në Prizren ka akuzuar pushtetin lokal se po e degradojnë qytetin.

“Prizreni vazhdon të degradohet në aspektin urbanistik nga qeverisja e të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja, e cila muajve të fundit është bërë e verbër dhe e shurdhur karshi djegieve dhe rrënimeve që po ndodhin në Zonën Historike të Prizrenit”,thuhet në komunikatën e BD-së.

“Dëmtimi i shumë monumenteve Historike, ndërtimet pa leje dhe veçanërisht mbindërtimet që janë duke ndodhur ditëve të fundit në lagjen “Jeni Mahall”,

“Tabakhane” dhe “Bazhdarhane” tregojnë vetëm një storie se para-politika e qeverisjes komunale në Prizren për përfitime personale dhe grupore është duke e shkatërruar perspektivën e qytetit si dhe është duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve”.

“Uzurpimi i pronave shoqërore dhe komunale në Prizren është e atakuar më shumë se sa në asnjë qytet tjetër të Kosovës dhe është e lidhur ngushtë me krimin e organizuar të partive në pushtet për të cilën mendojmë se organet e drejtësisë duhet të merren më seriozisht e veçanërisht për uzurpimin e pronave komunale e Shoqërore në lagjen, “Bazhdarahen”, “Dardania” dhe në shumë pjesë tjera të qytetit, ndër më shqetësuesja tash e 17 vite pas luftës dyshohet të jenë pronat e ish ndërmarrjes Progres e cila ka vepruar në Komunën e Prizrenit ku qytetarët me të drejtë dyshojnë se mijëra hektarë tokë janë tjetërsuar nga keqpërdorues që janë të lidhur me pushtetin”.

“Institucionet komunale në Prizren vazhdojnë të jenë në shërbim të klaneve të caktuara të cilat i kanë privatizuar këto institucione për interesa familjare dhe grupore për të cilat besojmë se qytetarët janë duke shprehur hapur pakënaqësinë sidomos në punësime që janë duke ndodhur në arsim, shëndetësi dhe në administratë”.

“Bashkimi Demokratik do të vazhdojë fuqishëm të luftojë keqqeverisjen në Komunën e Prizrenit dhe më gjerë”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Lajmet e Fundit