9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Simulon krimin për të fituar azil, pranga 34-vjeçarit

Simuloi një ngjarje kriminale me qëllim pasjen e një argumenti për të kërkuar azil në vendet e BE-së, por plani i 34-vjeçarit nuk ka shkuar sipas parashikimeve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 prillit, kur shtetasi Femi Nezha ka shkuar tek shtëpia e xhaxhait të tij në Lurë të Dibrës dhe ka qëlluar me armë ndaj murit të banesës së tij.

Më pas, për të realizuar planin, 34-vjeçari ka telefonuar median për t’i komunikuar ngjarjen dhe vetëm një ditë më pas policinë.

Kjo e fundit, pasi ka kryer veprimet hetimore ka zbuluar se autor i sulmit ndaj shtëpisë së shtetasit Q.N ka qenë pikërisht nipi i tij, banues në lagjen Laprakë të Tiranës dhe vetëm mbrëmjen e djeshme e ka vënë atë në pranga.

Sipas një njoftimi për shtyp, në cilësinë e provës materiale uniformat blu kanë sekuestruar gëzhojat e qëlluara nga autori ndaj shtëpisë së ungjit të tij, të cilat ai ishte munduar t’i fshihte.

Materialet hetimore ndërkohë i kanë kaluar Prokurorisë së Dibrës që ka ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të armëve të zjarrit, si dhe atë për pengimin e së vërtetës, për shkak të fshehjes së provave.

Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se, 34-vjeçarit Femi Nezha në fillim të muajit prill i ishte refuzuar statusi i azilkërkuesit në Gjermani dhe ishte kthyer bashkë me familjen në Shqipëri./TCH

Më Shumë

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Lajmet e Fundit