9.8 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

Bashkimi fiton derbin prizrenas

Bashkimi ka triumfuar në derbin e qytetit në derbin e qytetit ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 82:71 (20:26, 23:18, 19:10, 20:17), në xhiron e 17-të të Prince Caffe Superligës.

Shtatë minutat e para të kësaj ndeshje ishin të barabartë, deri pranë rezultatit 17:17, kur basketbollistët e Ponte Prizrenit u shkëputën në 17:26, ndërsa çereku i parë përfundoi 20:26. Në periudhën e dytë, basketbollistët e Bashkimit afruan shifrat, kurse më pas Ponte sërish kishte deri në pesë pikë epërsi, por këmbëngulja e Portokallezinjëve bëri që të kalojnë në epërsi 37:36, ndërsa pjesa e parë përfundoi 43:44.

Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ku kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 60:50, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 62:54. Në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi ruajti epërsinë dhe triumfoi në fund, 82:71.

Te Bashkimi u dalluan Fisnik Rugova me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me tetë pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Urim Zenelaj me tetë pikë e 11 kërcime dhe Dachon Burke me 20 pikë.

Bashkimi ka shtatë fitore e dhjetë humbje, kurse Ponte Prizreni numëron gjashtë fitore e dhjetë humbje./PrizrenPress.com

Më Shumë

Këngëtarja Eleni Foureira ‘i vë flakën’ skenës në Greqi

Një video është bërë virale në “TikTok” ku shihet këngëtarja greke me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, teksa i vë flakën skenës me një performancë...

Lirika Deva kualifikohet për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026

Skitarja kosovare Lirika Deva ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke plotësuar kriterin bazë për kualifikimin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 në disiplinën...

Lajmet e Fundit