Bashkimi i shqiptarëve, i pashmangshëm

Analisti i çështjeve të sigurisë nga Shqipëria, Ilir Kulla, ka deklaruar së është i pashmangshëm bashkimi i shqiptarëve.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kulla e ka vlerësuar realiste deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili nga Kalaja e Ulqinit ka deklaruar se një ditë shqiptarët do të jenë bashkë, me ose pa Evropën.

“Mendoj se deklarata e kryeministrit Rama në kontekstin që është bërë ka qenë realiste. Ai nuk ka folur për sot. Ka folur për të ardhmen dhe në të ardhmen është e pashmangshme që shqiptarët të bashkohen, në një formë ose një tjetër”, ka deklaruar Kulla, duke shtuar se brenda 20 vjetëve mund të ndodhë bashkimi i shqiptarëve.

Kulla ka theksuar se deklarata e Edi Ramës nuk rrezikon raportet në mes të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian (BE). Në këtë kontekst, Kulla ka deklaruar se aspiratat kombëtare të shqiptarëve nuk kërcojnë as shtetet fqinje e as BE-në.

“Qartësisht aspiratat kombëtare të shqiptarëve nuk kërcënojnë Bashkimin Evropian. Por, njëkohësisht, shqiptarët duhet të rendin me shpejtësi për ta rritur ekonominë e tyre, standardet e jetesës, shtetin ligjor etj, në Kosovë dhe Shqipëri etj.”, është shprehur Kulla.

Ai e ka porositur Qeverinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, të angazhohen maksimalisht për prosperitet ekonomik, edukim dhe demokraci

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit