11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Bashkimi ia shkakton humbjen e parë Trepçës

Bashkimi ia ka shkaktuar humbjen e parë kampionale Trepçës, duke i mundur 87:83, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës.

Skuadra prizrenase e drejtuar nga trajneri Branimir Pavic ka arritur të tregojë një performancë tepër të mirë në pjesë të parë të ndeshjes dhe të shkojë në pushim me rezultat 48-38.

Edhe pse mitrovicasit u këndellën në pjesë të dytë, ndërsa dy lojtarë të Bashkimit në minutat e fundit dolën pasi morën nga pesë gabime personale, Trepça e pamposhtur e Lubomir Minchevit është mposhtur në fund me katër pikë dallim.

Avi Tooner dhe Julien Leëis u dalluan me lojë sonte te Bashkimi, por edhe loja e mirë në mbrojtje bëri punën e vetë për fitore të madhe të portokallezinjëve sonte.

Julien Lewis kreu ndeshjen me 22 pikë e tetë asistime, ndërsa Avi Tooner shënoi 16 pikë, 4 asistime e 4 kërcime.

Te Trepça më efikasi ka qenë Taurus Cockfield që shënoi 19 pikë, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe Drilon Hajrizi, 14 dhe Samir Zekiqi 15.

Derisa Bashkimi me këtë fitore ka përmirësuar bilansin në 3-2, Trepça ka përjetuar të parën humbje të kampionatit dhe tashmë nuk ka ekip që s’ka së paku një humbje në Superligë, e mitrovicasit kanë bilans 4-1.

Me kosh dallim më të mirë se Peja, Trepça vazhdon të mbetet lidere e Superligës.

Më Shumë

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit