Bashkimi kërkon fitoren e parë ndaj Prishtinës

Skuadra e Bashkimit synon t’ia shkaktojë humbjen e parë Sigal Prishtinës në IP Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë fitore, Bashkimi do t’i hakmerrej Prishtinës për humbjen e para pak ditëve në finalen e Kupës së Kosovës, dhe do të rriste vetëbesim kur kampionati po i afrohet fundit.

Në të vërtetë, pas humbjes nga Sigal Prishtina në finale, Bashkimi ka regjistruar edhe dy humbje të tjera rresht – në Ligën Ballkanike nga Akademik Bultexi dhe Levski Lukoili.

Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, zhvillohet të enjten (sot, 19:30) në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe i takon xhiros së 22-të të Superligës.

Sigal Prishtina është skuadra e vetme që këtë edicion nuk di për humbje në kampionat. Zë pozitën e parë në tabelë me 42 pikë të tubuara, pesë më shumë se Bashkimi që renditet i dyti

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit