11.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Bastisen dy shtëpi në Prizren, kapet kokainë e marihuanë

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpitë e dy personave në Prizren, të cilët dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali. 

Siç mëson Sinjali, kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse është kryer në orët e mbrëmjes, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren.

Njësitë policore që kanë zbarkuar në dy lokacione, nuk kanë gjetur të dyshuarit në shtëpi, megjithëse kanë konfiskuar drogë e pajisje për përpunimin e narkotikëve.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në shtëpinë e të dyshuarit V.K., janë gjetur një sasi e kokainës, marihuanës, disa grindera, disa thika dhe një shufër. Ndërkohë që në shtëpinë e të dyshuarit tjetër N.G., nuk është gjetur asgjë.

Të dyshuarit që nuk u gjetën në shtëpitë e tyre janë ftuar nga Policia që të paraqiten në stacion policor, për t’u përballur me veprën me të cilën ngarkohen.

Më Shumë

Conte shihet duke fluturuar drejt Italisë, këtë javë pritet shkarkimi i tij

Antonio Conte u pa teksa kthehej në Itali me një fluturim të “Ryanair” të hënën dhe raportet në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë se tekniku...

Sot takimi në Ohër, a do të ketë marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë?

Sytë sot do të jenë kah Ohri i Maqedonisë së Veriut, aty ku do të mbahet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit