22.8 C
Prizren
E enjte, 11 Gusht, 2022

Ylli shpallet kampion i Kosovës

Golden Eagle Ylli ka arritur të shpallet kampion i Kosovës në basketboll, pasi mposhtën Trepçën në finalen e katërt me rezultat 64:70.

Therandasit triumfuan 3:1 në serinë e ndeshjeve finale, duke e mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës në basketboll

Skuadra e Yllit e mbylli çerekun e parë të ndeshjes ndaj Trepcës në epërsi 4 pikëshe, pasi 10-minutat e para përfunduan 18-22 në të mirë të suharekasve.

Pjesa e parë u mbyll po ashtu me epërsi të therandasve, teksa shifrat në semafor ishin 35:38 për Yllin, shkruan Gazeta Express.

Në çerekun e tretë, Trepça arriti të barazonte gjithçka, teksa ekipet hynë në çerekun e fundit me shifra të barabarta, 51:51.

Por, Ylli u tregua kampion i vërtetë, duke e rikthyer epërsinë dhe duke u shpallur kampion i Kosovës. /Gazeta Express/

Më Shumë

Mbytet në Ulqin një 12 vjeçar nga Prizreni

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mëkurën e 3 gushtit në Plazhën e Madhe në Ulqin. Siç raporton mediumi malazez “Vijesti”, pas mbërritjes...

“Kam mbetur pa rroba”, Alketa Vejsiut i ndodh e papritura dhe kërkon ndihmën e fansave

Moderatores shumë të dashur nga publiku, Alketa Vejsiut i ka ndodhur një e papritur. Ajo ka humbur valixhen transit 5 ditë më parë në...

Lajmet e Fundit