18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Bastisje në Prizren, policia gjen 2 kg drogë

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje të premtën në lagjen “Dardania”, në Prizren. Gjatë bastisjes janë gjetur e sekuestruar dy kilogramë drogë, raporton PrizrenPress.

Ata, përmes raportit 24-orësh, kanë treguar se në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur e konfiskuar edhe një pushkë ajrore, një sprej “OC”, dy grinder për bluarje të marihuanës, një peshore, një telefon mobil, një pasaportë dhe veturën e të dyshuarit.

“Lagjja Dardani, Prizren 15.10.2021 – 06:20. Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 53.67 gram substancë narkotike të llojit kokainë, 1 kg 698.71 gram substancë narkotike të llojit marihuanë, një pushkë ajrore, një sprej “OC”, dy grinder për bluarje të marihuanës, një peshore, një telefon mobil, një pasaportë dhe vetura e të dyshuarit. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi ndan 150 mijë euro për 21 organizata kulturore, rinore dhe sportive

Komuna e Dragashit ka ndarë rreth 150 mijë euro për të mbështetur 21 organizata joqeveritare dhe klube sportive që do të realizojnë projekte në...

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

Lajmet e Fundit