10.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

BD: PDK në Prizren ka për qëllim tenderët dhe jo zhvillimin e qytetit

Bashkimi Demokratik me shqetësim është duke përcjellë punën e Qeverisjes Komunale në Prizren. Sipas saj, kjo qeverisje duke e keqpërdorur paranë publike, po i shërben grupeve parapolitike të PDK-së të cilët edhe me rishikimin e buxhetit treguan se objektivi i tyre kryesorë është tenderi dhe jo zhvillimi i qytetit dhe nevojat e qytetarëve.

“Rruga që lidhë Prizrenin me Autostradën në drejtim të Zhurit është dëshmia më e mirë se në cilin nivel është katandisur kjo qeveri, ku për shkak se nuk po mund të merren vesh rreth haraçit për një tender miliona euro, qytetarët janë të obliguar të kalojnë nëpër rrugën e lënë për gjysmë me muaj të tërë e cila po i dëmton jo vetëm qytetarët e asaj ane por edhe qytetarët e gjithë Kosovës të cilët vizitojnë Prizrenin”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Sipas BD-së, investimet në infrastrukturë janë nën çdo nivel për të cilën tregojnë edhe shumë rrugë të cilat ende pa i bërë gjashtë muaj shkatërrohen. Sipas saj, kjo është tregues se operatorët për shkak që obligohen të japin haraç detyrohen që projektet mos ti realizojnë sipas standardeve të kërkuara.

“Pushtetarët e korruptuar në Prizren, të kapluar nga ethet e shkuarjes në zgjedhje për kryetar të Komunës, edhe parashikimet për gjashtë mujorin e parë të këtij viti i kanë orientuar në asfalt dhe në kubëza, me qëllimin për ti mashtruar qytetarët duke harruar se asfalti dhe kubëzat ishin prioritet para disa viteve ndërsa sot prioritet i prioriteteve është infrastruktura për zhvillim ekonomik për të cilin ky pushtet nuk ka paraparë asnjë cent”, përfundon komunikatën BD-ja. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në...

Lajmet e Fundit