BDI kërkon ndihmën e faktorit ndërkombëtar për krizën

Artan Grubi-bdiPartneri shqiptar i koalicionit qeveritar në Shkup e quan të domosdoshme përfshirjen e faktorit ndërkombëtar në zbardhjen e aferës së përgjimeve në Maqedoni.

Përfaqësuesit e partisë BDI thonë se, vetëm përmes përfshirjes së politikanëve të huaj në tejkalimin e krizës politike mund të garantohet një proces i besueshëm për të gjitha palët.

“Asnjëra palë këtu nuk i beson procesit të zhvilluar vetëm në vend. Ka gatishmëri, siç e shohim, për përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar në zbardhjen e këtij rasti. Besojmë se përfshirja e tyre në rastin e përgjimeve masive do të sjellë kredibilitet mbi procesin, besueshmëri te të gjithë qytetarët, por dhe te palët e përfshira”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së, transmeton Top Channel.

Përfaqësuesit e partisë shqiptare BDI i kanë shmangur komentet lidhur me përmbajtjen e bisedave të përgjuara mes zyrtarëve maqedonas, të cilët mes të tjerash dëgjohen duke përdorur terma fyes për shqiptarët, madje edhe për vetë ministrat e BDI-së.

“Unë mundem vetëm të përsëris qëndrimin zyrtar të kryetarit Ali Ahmeti, i cili kërkon një ekip politik, hetues dhe gjyqësor të deleguar nga Bashkimi Evropian, që do ta ndihmonte procesin hetues për të zbardhur rastin”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Për situatën e krijuar në Maqedoni, pas publikimit të aferës së përgjimeve, pritet të diskutohet edhe në Kongresin tematik të BDI-së, që është caktuar të mbahet në fund të këtij muaji.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit